Blog

Si të shtoni shanset e gjetjes së akomodimit në Gjermani sa më shpejt?

Gjetja e një shtëpie mund të jetë shumë e lodhshme dhe frustruese. Sidomos në qendrat urbane, kërkuesit e apartamenteve janë duke u përballur me shumë konkurrencë – apartamente të lira në vende të mira zhduken shpejt.Por, me disa këshilla, çdokush mund të përmirësojë shanset e tyre për të marrë miratimin e një pronari. Përgatitja e mirë dhe kompromisi Pika fillestare e çdo kërkimi për një banesë është një planifikim i plotë! Nga fillimi i kërkimit deri te firmosja e kontratës për një banesë kërkon shpesh disa javë ose muaj. Si rregull, qiramarrësit duhet të fillojnë të kërkojnë të paktën tre deri katër muaj para lëvizjes…

Kostot e jetesës dhe të artikujve kryesorë në Gjermani

Gjermania mbahet për vend me kosto të ulëta jetese në krahasim me vendet e Europës perëndimore dhe SHBA. Por sigurisht këto kosto janë më të larta se të vendeve të Ballkanit. Tre qytetet më të shtrenjta konsiderohen Hamburgu, Frankfurti dhe Mynihu, ndjekur nga Düsseldorfi, Këlni dhe Berlini. Më poshte është një pasqyrim i cmimeve mesatare dhe artikujve kryesorë sipas expatistan.com dhe përvojave personale. Ushqimi Menuja bazë e drekës (duke përfshirë një pije) në lagjen e biznesit € 11 Vakt i kombinuar në njerestorant  fast food € 7 500 gr gjokse pule pa kocka € 3.74 1 litër  qumesht kutie me yndyre te plote € 0.98…

Etikat dhe rregullat e punës në Gjermani

Shumë do të pajtohen me zellin e gjermanëve, me etikën e fuqishme të punës dhe me aftësinë për të ndarë jetën e punës nga jeta shoqërore. Ky është një inkurajim i mirë për ata që janë përballur me sfidat e mbajtjes së një balance të shëndetshme midis jetës private dhe punës. Gjermanët kanë një etikë pune jashtëzakonisht të fortë. Puna nënkupton vetëm punë. Nuk ka gjasa që të gjesh gjermanët në vendin e punës duke bërë shokë ose duke gjetur miq në Facebook – vetëm nese këto aktivitete janë të lidhura me punën e tyre. Aktivitetet që nuk kanë të bëjnë me punën shihen me…

Guidë e shkurtër e jetesës në Gjermani

Pra keni vendosur të shkoni në Gjermani! Pasi të keni bërë disa muaj nëpërmjet makthit burokratik, jeni gati të eksploroni Gjermaninë. Sigurisht që ju keni dëgjuar se ajo është toka Evropiane e mundësive me qytete të bukura dhe është kaq e pastër dhe e rregullt. Por si është në të vërtetë jeta në Gjermani? Këtu tregojmë disa karakteristika dhe fakte të jetës në Gjermani. Monedha: Euro është monedha zyrtare e Gjermanisë. Ju mund ta dini këtë, por nëse vini nga një vend ku monedha është ndryshe, ju nuk do të mund të blini ndonjë gjë. Opsioni tjetër është që ju të përdorni kartën tuaj të…

Si të keni sukses në intervistën ballë për ballë?

Të gjithë kemi një frikë natyrore nga intervistat e punës. Mos u shqetesoni, këtu janë dhjetë këshilla për të siguruar që ju të nënshkruani marrëveshjen e punes. Intervistat ballë për ballë janë shumë më të dobishme se intervistat telefonike. Kandidatët e intervistës kanë më shumë mundësi për t’i bërë përshtypje intervistuesit me veshjen, mënyrën dhe shprehjet e fytyrës. Nga ana e kundërt, ata kanë po aq shumë mënyra për t’i hequr vetes mundësite për fazat në vazhdim. Ja disa këshilla për të dalë me sukses në intervistën ballë për ballë. Nëse nuk përgatiteni për intervistë, do të përgatiteni për të dështuar Ashtu si shumica e…

Si të përgatiteni për intervistën telefonike?

Intervista telefonike mund të jetë pjesa më e rëndësishme e kërkimit tuaj të punës. Këtu ju tregojme se si të siguroheni që të kaloni me sukses këtë fazë. Mendoni se intervista ballë për ballë është hapi i parë për të siguruar punën tuaj të ardhshme? Jo gjithmone. Shumica e punëve fillojnë me një intervistë telefonike; qoftë me një rekrutues, me menaxherin e burimeve njerëzore, ose me menaxherin e punësimit – dhe ndonjëherë, të tre. Pra, para se të zgjedhni veshjen tuaj të intervistës ose të praktikoni shtrëngimin e dorës, duhet të kaloni pengesën e parë: intervistën telefonike. Në kohën e teksteve, Snapchat dhe hashtags, bisedat…

Si të rrisni shanset për përzgjedhje?

Kur të aplikoni për një punë, është e rëndësishme që aplikimi juaj të bie në sy. Aplikimet më të mira janë ato që paraqesin në mënyrë të qartë dhe koncize përvojën e aplikantit. Kjo tërheq vëmendjen e punëdhënësve ose rekrutuesve dhe i bën ata të duan të mësojnë më shumë rreth teje. Këto janë këshillat tona për të siguruar që aplikimi juaj i punës të ketë një përshtypje pozitive. Gjërat që do t’ju nevojiten: Pozicioni i punës Formulari i aplikimit CV Letër motivimi Dokumente plotësuese Perspektivë pozitive Motivim dhe dëshirë për një etapë të re! Hapi 1. Përgatitni veten Mblidhni të gjitha informacionet bazë: detajet…

Si të krijoni letër motivimi sipas kërkesave gjermane?

Ju nuk mund të anashkaloni një letër motivimi nëse jeni duke aplikuar për punë. Nëse është shkruar mire, ajo mund t’ju çojë madje direkt në intervistë. Këtu ju mund t’i tregoni rekrutuesit pse jeni personi i duhur për këtë punë. Më të rëndësishmet shkurtimisht: Letra e shkruar në mënyrë individuale dhe e saktë është një faktor i rëndësishëm suksesi për aplikimin tuaj Shmangni një përshëndetje dhe shprehje jopersonale në fillim të letrës Ka shumë menyra për të ngjallur interesin – perdorini ato Imagjinoni sikur 20 njerëz ju tregojnë të njëjtën histori njëri pas tjetrit. Të gjithë në të njëjtën mënyrë. Edhe me një histori të…

Si të krijoni CV mbresëlënëse?

Shkrimi i një CV-je për firmat gjermane nuk është shumë ndryshe nga CV-të amerikane ose nga ato që jemi mësuar të shkruajmë. Por disa ndryshime të vogla midis shteteve ka gjithnjë. Ju vetëm duhet të mbani në mend se çdo vend apo kontinent ka preferencat e tij, kur është fjala për strukturat dhe përmbajtjen. Këtu janë 7 këshilla për të bërë një përshtypje të mire në tregun gjerman të punës. DIZAJNI Kur të krijoni CV-në tuaj gjermane, është e rëndësishme ta strukturoni në një mënyrë që duket tërheqëse për syrin e lexuesit e të jetë sa më i lehtë leximi. Rekrutuesit zakonisht nuk marrin më…