Ne jemi një firmë konsulente me qendër në Düsseldorf që lidhim shqiptarët kudo që ndodhen me firmat gjermane.

Ne ju këshillojmë përgjatë gjithë rrugëtimit tuaj.

MADAS GmbH është një firmë konsulente e themeluar në Gjermani në vitin 2017. Fokusi jonë është ofrimi i mundësive të punësimit profesionistëve e zanatçinjve shqiptarë në Gjermani! Sipas eksperiencës, ne ju gjejmë punësim në Gjermani. Ne lidhim shqiptarët kudo që ndodhen me firmat gjermane në fushën e mjekësise, ndërtimit dhe logjistikës, por edhe të tjera!

Nëse zotëroni një profesion, zanat apo keni dëshirën për tu zhvendosur në Gjermani, ne jemi partneri juaj në çdo hap. Ne e bëjmë rrugëtimin tuaj më të lehtë dhe ju këshillojmë për çdo gjë, që nga momenti që na kontaktoni për punë, në nënshkrimin e kontratës, në nxjerrjen e lejeqëndrimit dhe në gjetjen e shtëpise në Gjermani.

Çfarë ofrojmë

Punësim në Gjermani

Ndërmjetësim për punësim në kompanitë gjermane sipas eksperiencës individuale.

Analizim të kandidatëve

Analizim profesional i kandidatëve dhe kontakt direkt me firmat gjermane për një rekrutim sa më të shpejtë.

Përgatitje dhe këshillim

Përgatitje dhe këshillim i kandidatëve në çdo hap, duke përfshirë aplikimin, intervistën, vizën, lejeqëndrimin e gjetjen e shtëpisë.

Jepi një shans të ri vetes duke u punësuar në Gjermani >>>

Kërkoni një mundësi punësimi në Gjermani por procesi i aplikimit është i gjatë dhe i ndërlikuar? Nuk dini nga t’ia filloni per të gjetur punën e përshtatshme?

MADAS GmbH është zgjidhja e duhur për ju!
-Ne bëjmë të mundur punësimin në fusha të ndryshme në Gjermani, në firma serioze me kushtet më të mira.
-Sipas arsimimit, profesionit dhe eksperiencës merrni edhe pagën e duhur!
-Ne ju këshillojmë dhe ju mbështesim gjatë gjithë rrugëtimit tuaj në mënyrë që çdo gjë të rrjedhë sa më shpejt e lehtë.
-Ne ju këshillojmë se si të krijoni aplikime mbresëlënëse dhe si të përgatiteni për intervista në Gjermani.