Si të keni sukses në intervistën ballë për ballë?

Shpërndaj artikullin:

Të gjithë kemi një frikë natyrore nga intervistat e punës. Mos u shqetesoni, këtu janë dhjetë këshilla për të siguruar që ju të nënshkruani marrëveshjen e punes.

Intervistat ballë për ballë janë shumë më të dobishme se intervistat telefonike. Kandidatët e intervistës kanë më shumë mundësi për t’i bërë përshtypje intervistuesit me veshjen, mënyrën dhe shprehjet e fytyrës. Nga ana e kundërt, ata kanë po aq shumë mënyra për t’i hequr vetes mundësite për fazat në vazhdim. Ja disa këshilla për të dalë me sukses në intervistën ballë për ballë.

  1. Nëse nuk përgatiteni për intervistë, do të përgatiteni për të dështuar

Ashtu si shumica e momenteve të mëdha në jetë, puna më e vështirë e një interviste është bërë përpara. Sa më e madhe të jetë përgatitja, aq më mbresëlënëse do jetë intervista. Por shumë më e rëndësishme është që ju do të ndiheni të përgatitur dhe të sigurt në vetvete.

Nëse ndiheni të relaksuar, të sigurt dhe të përgatitur, ju do të jepni përshqypjen si person i artikuluar, ambicioz, i motivuar dhe inteligjent. Një pjesë e përgatitjes suaj duhet të jetë gjithashtu kuptimi i rolit dhe pse ai është i përshtatshem për ju.

  1. Jo cdo gjë ka të bëjë me ju!

Një gabim i zakonshëm që kandidatët bëjnë është se mendojnë vetëm për veten – se si ndjeheni, a dini ‘mjaftueshëm’ dhe si po dukeni në sytë e intervistuesit?

Në të vërtetë një intervistë është e gjitha rreth intervistuesit dhe qëllimit për të thënë ‘po – ne të duam ty!’. Pra, sigurohuni që të përshtateni me personin që ju interviston – në mënyrë ideale mësoni më parë rreth tyre, çfarë i motivon ata, a keni diçka të përbashkët me ta, dhe cfare kërkojnë te kandidati për t’i thënë ‘po’.

  1. Besoni shprehjen se përshtypjet e para kanë vlerë

Fati ynë mund të vendoset brenda minutës së parë të një interviste. Kjo përfshin shtrëngimin e dorës dhe mënyrën e përshendetjes.

Pra, sigurohuni që të bëni një hyrje të madhe – buzëqeshje, jini pozitiv, jepni një shtrëngim duarsh të mirë dhe vazhdoni me një fillim fitues.

  1. Merrni kohën tuaj dhe përdorni rregullin ‘mendoni, flisni, pushoni!

Intervistuesi juaj do të kërkojë dëshmi të të menduarit të strukturuar – kështu që duke thënë gjënë e parë që ju vjen ndër mend nuk do t’ju ndihmojë. Shumica e të intervistuarve shkojnë direkt në pjesën e të folurit, pa u menduar shumë. Bini në dukje nga konkurrenca duke e lënë trurin tuaj të punojë së pari, pastaj duke dhënë përgjigjen tuaj dhe duke ditur se kur të ndaleni.

  1. Shpesh nuk ka përgjigje të sakta

Intervistat janë më pak në lidhje me përgjigjet perfekte dhe të sakta. Në fakt ata kanë të bëjnë më shumë me mënyren se si ju reagoni me pasigurinë dhe gjërat që nuk i keni parë më përpara (gjë që në shumë punë është provë e vërtetë e rolit).

Kjo është arsyeja pse firmat pyesin ‘pyetje të cmendura’ të tilla si ‘Sa aeroplanë janë ne qiell për momentin?’. Përgjigjja është zakonisht e parëndësishme, ajo që intervistuesit po kërkojnë është nëse mund të krijosh ide te reja, të qëndrosh i qetë nën presion dhe të mendosh në mënyre logjike dhe analitike.

  1. Gjithmonë përgjigjuni pyetjeve edhe kur nuk dini se si

Edhe nëse nuk e dini përgjigjen për një pyetje të vështirë, është e rëndësishme që gjithmonë të tregoni një qëndrim aktiv duke u përpjekur t’i përgjigjeni pyetjes, por gjithnjë sigurohuni që ju …

  1. … shmangni gjepurat!

Intervistuesit mund të dallojnë nga një km larg kur ju po gënjeni ose po tregoni një histori të pavërtetë, kështu që mos e provoni.

Kur ju merrni një pyetje për të cilën ju nuk dini te thoni asgje, më mirë pranoni që nuk e dini përgjigjen se sa të mundoheni të sulmoni pyetjen. Në fund të fundit, ndershmëria vlerësohet.

  1. Jepni shembuj

Shumë nga format e intervistimit janë intervistat e bazuara në kompetenca. Punëdhënësit kërkojne të shohin nëse ju pershtateni mirë për rolin duke shikuar për shembuj se si ju keni trajtuar një situatë të ngjashme më parë. Për shembull, nëse jeni duke shkuar për një punë në konsultim, kjo normalisht do të përfshijë kontaktin dhe sjelljen me klientin, kështu që rekrutuesi do të dëshirojë të shohë se sa i përshtatshëm jeni për të trajtuar klientët.

Një pyetje e bazuar në kompetenca mund të jetë ‘A mund të më jepni një shembull ku ju është dashur të merreni me një klient të vështirë’. Pra, këtu ata do të kërkojnë një shembull në një rol të mëparshëm ku ju keni trajtuar një klient dhe çfarë ka ndodhur.

  1. Mbani mend gjuhën tuaj të trupit, por mos u fiksoni me të

Ne e dimë që jeni të pergatitur, kështu që nuk është e nevojshme të thuhet që të bëni saktësisht 85.8% kontakt me sy dhe sigurohuni që mos të prekni hundën gjithë kohën. Megjithatë, gjuha e trupit është e rëndësishme dhe studimet sugjerojne që 93% e komunikimit tonë është joverbal.

Pra, edhe pasi ta keni bërë këtë përshtypje të parë të mire, sigurohuni që gjithmonë të jeni duke marrë pjesë, të jeni të angazhuar dhe të aktivizuar dhe të mos bëni asgjë për të shkëputur intervistuesin -zotërinj – pa tundje këmbësh, zonja – pa luajtur me flokët tuaj!

  1. Keni pyetje

Ju normalisht do të pyeteni nëse keni ndonjë pyetje në fund të një interviste. Gjithmonë sigurohuni që të keni të paktën dy pyetje interesante. Mund të jetë ndonjë gjë për më shumë detaje rreth rolit, një artikull që keni lexuar rreth kompanisë ose drejtimin strategjik të biznesit. Është një shans që të tregoni që ju interesoheni dhe gjithashtu që njihni rolin dhe organizatën.

Shpërndaj artikullin: