Gjermania është shndërruar në një magnet për fuqinë punëtore nga e gjithë bota, me një interes të shtuar në 10 vitet e fundit nga bashkëkombasit tanë në mbarë trevat shqiptare. Duke parë këtë interes të madh dhe sidomos vështirësitë e përshtatjes në një sistem të ndryshëm social, libri “Mirë se vini në Gjermani – Udhëzuesi bazë për emigrantët shqiptarë” shërben si gur themeli për të kuptuar sistemin social dhe ligjor bazë që nevojitet në përditshmëri.
Ky libër është një burim i rëndësishëm informacioni dhe këshillash për emigrantët shqiptarë në Gjermani ose ato që planifikojnë të shpërngulen së shpejti. Duke përfshirë një përmbledhje dhe përshtatje të informacionit bazë për një integrim më të lehtë, autori i ka dhënë lexuesve një udhërrëfyes të vlefshëm për të kuptuar dhe përballuar sfidat e jetesës dhe punës në një vend të ri.
Libri është shtypur në Gjermani dhe dërgohet në të gjithë botën për 3-12 ditë për vetëm €1.99.
ISBN: 978-3-98263-890-4
Përmbajtja e librit
1. HAPAT E PARË DHE DOKUMENTACIONI ZYRTAR
-Hapat e parë drejt Gjermanisë
-Leja e qëndrimit
-Viza gjermane
-Regjistrimi në bashki
-Numri i sigurimit shoqëror/pensional
-Numri personal i taksave
-Shtetësia gjermane
-Pasaporta gjermane
2. TAKSAT DHE SIGURIMET SHOQËRORE
-Sistemi gjerman i taksave
-Deklarimi vjetor i taksave
-Sigurimi i kujdesit infermieror
-Benefitet për të papunët
-Benefitet për strehim
-Benefitet për fëmijë
-Benefitet për fëmijët e sëmurë
-Benefitet për lindje fëmije
-Benefitet për prindërit
-Benefitet për sëmundje
-Dalja në pension
3. SISTEMI SHËNDETËSOR GJERMAN
-Sigurimi shëndetësor
-Doktorët
-Kujdesi për dhëmbët
-Spitalet
-Farmacitë
4. SISTEMI SHKOLLOR GJERMAN
-Arsimi fillor dhe i mesëm
-Arsimi i lartë
5. ÇËSHTJE FAMILJARE DHE PRIVATE
-Martesa
-Divorci
-Shtatzania dhe lindja
-Regjistrimi i lindjes
-Çerdhe/Kopsht
-Sigurime private
-Sigurimi i përgjegjësisë private
6. AUTOMJETET
-Leja e drejtimit
-Regjistrimi i automjeteve
-Taksat dhe plaketat
-Sigurimi i automjeteve
-Inspektimi teknik
-Importimi dhe eksportimi
7. PUNËSIMI
Paga dhe fleta e pagës
Kontrata e punës
Oraret e punës
Lejet e sëmundjeve, pushimeve dhe lindjes
Konfliktet në punë dhe humbja e vendit të punës
Kursi i integrimit
Rreth Autorit
Andi Shabani u lind në vitin 1988 në Shkodër. Kreu studimet Bachelor për Administrim Biznes në universitetin METU në Ankara (Turqi), duke përfshirë kredite edhe nga universiteti Ramon Llull në Barcelonë (Spanjë) dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Utrecht (Hollandë).
Studimet Master për Sipërmarrje Globale dhe Inovacion i kreu në një program të përbashkët të EMLYON Business School në Lion (Francë), Zhejiang University në Hangzhou (Kinë) dhe Babson College në Boston (SHBA).
Që nga viti 2016, autori banon në Gjermani, ku ushtron aktivitete biznesi në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndërmjetësimin e punonjësve në firmat gjermane. Kjo përvojë e ka bërë atë të njihet personalisht me sfidat, ligjet, procedurat dhe burokracinë që përballet komuniteti shqiptar në Gjermani në përditshmëri.
Libri është shtypur në Gjermani dhe dërgohet në të gjithë botën për 3-12 ditë për vetëm €1.99.
ISBN: 978-3-98263-890-4
Pagesat e sigurta bëhen nga Stripe, një lider botëror i pagesave. Metodat e pagesave janë të shumta, duke përfshirë Visa, Mastercard, Paypal, etj. Ne nuk kemi akses në të dhënat tuaja. Linku i pagesës ju dërgon te faqja e Stripe.