Kur të aplikoni për një punë, është e rëndësishme që aplikimi juaj të bie në sy. Aplikimet më të mira janë ato që paraqesin në mënyrë të qartë dhe koncize përvojën e aplikantit. Kjo tërheq vëmendjen e punëdhënësve ose rekrutuesve dhe i bën ata të duan të mësojnë më shumë rreth teje.
Këto janë këshillat tona për të siguruar që aplikimi juaj i punës të ketë një përshtypje pozitive.
Gjërat që do t’ju nevojiten:
- Pozicioni i punës
- Formulari i aplikimit
- CV
- Letër motivimi
- Dokumente plotësuese
- Perspektivë pozitive
- Motivim dhe dëshirë për një etapë të re!
Hapi 1. Përgatitni veten
Mblidhni të gjitha informacionet bazë: detajet personale, arsimimi, eksperienca e punes, diploma e çertifikata, letra reference etj. Kontaktoni personat që dëshironi të përdorni si referues, për të marrë lejen e tyre dhe për të konfirmuar detajet e tyre të kontaktit.
Mendoni përse e doni punën, çfarë keni për të ofruar dhe çfarë ju bën të dalloni nga të tjerët. Shkruani përgjigjet e këtyre pyetjeve në aplikim ose ne letrën e motivimit!
Hapi 2. Përshtatni aplikimin sipas vetes!
Përshtatshmëria e kujdesshme e CV-së tuaj dhe e gjithë aplikimit është hap kyç për të theksuar angazhimin tuaj, dëshirën për vendin e punës dhe rëndësinë për një punëdhënës potencial.
Filloni CV-në tuaj me një ‘profil personal’ ose ‘arritjet kryesore’ duke theksuar aftësitë që ju sjellni në lidhje me punën që kërkoni dhe rezultatet në punët më përpara. Mund të jepni edhe shembuj në letrën e motivimit në mënyrë qe të tregoni pikat e forta, aftësitë dhe sukseset tuaja brenda kontekstit të rolit që po aplikon. Nëse vendosni përvojën tuaj për të dukur si mbresëlënëse dhe shumë relevante, një punëdhënës do të fillojë t’ju imagjinoj ju në rolin e punës.
Hapi 3. Mbani aplikimin të shkurtër, të thjeshtë dhe relevant
Është me rëndësi që të prezantoni materialin tuaj të aplikimit në një mënyrë të artikuluar, por koncize. Ju mund të keni shumë për të ofruar, por nëse përvoja juaj më e mirë humbet mes 15 faqeve, ju e vendosni veten në një disavantazh të madh. Aplikimet më të mira e të suksesshme janë me 1-2 faqe CV dhe 1 faqe letër motivimi. Ju nuk duhet të tregoni çdo detaj mbi veten gjatë aplikimit, por vetëm gjërat që lidhen me pozicionin e punës.
Në këtë fazë, punëdhënësit dhe rekrutuesit kanë kohë të kufizuar për të shqyrtuar përmes aplikimeve të shumta, kështu që aplikimet e qarta, të sakta dhe koncize janë thelbësore për ta bërë perzgjedhjen tuaj të lehtë.
Hapi 4. Historia juaj ka rëndësi
Kjo ka të bëjë me dhënien e kontekstit. Shkurtimisht, pse doni këtë punë? A është një hap më sipër në karrierën tuaj apo një veprim paralel? Si përshtatet / rritet / komplimenton deri tani rrugën tuaj të karrierës? Veçanërisht kur kërkoni një zhvendosje nëpër fusha te tjera, shpjegoni pse përvoja dhe aftësite tuaja janë të transferueshme. Punëdhënësit nuk e njohin historine tuaj, kështu që ju duhet t’u jepni atyre një ide më të mirë se nga vini ju dhe ku keni arritur. Kjo do të japë një pasqyrë më të qartë të motivimit tuaj për punën. Tregimi i historisë suaj është i rëndësishëm, por duhet të bëhet në mënyrë të përmbledhur dhe të mbështetet nga faktet.
Hapi 5. Lexoni aplikimin përsëri dhe mendohuni edhe një herë
Para se të dërgoni ndonjë aplikim për punë, bëni një pushim dhe pastaj kontrolloni atë më vonë me sytë e freskët. Nëse është e mundur, kërkojani një personi tjetër që të lexojë aplikimin tuaj.
Prezantimi i aplikimit është shumë i rëndësishëm; disa punëdhënës nuk do t’ju japin një shikim të mëtejshëm nëse aplikimi juaj është paraqitur dobët. A keni ndjekur të gjitha udhëzimet dhe keni përfshirë të gjitha informacionet e kërkuara? A keni kontrolluar gabimet e drejtshkrimit / gramatikës? A rrjedh aplikimi dhe përcjell eksperiencën tuaj në mënyrë të qartë, në mënyrë të përmbledhur, por në një mënyrë dinamike që do të fitojë një intervistë? Nëse po, ju keni arritur një aplikim bindës.
Në fund, merrni kohën tuaj: mund të duhen disa orë dhe shumë përqendrim për të përfunduar dhe për të dërguar një aplikim. Mos kini frikë te shitni aftësitë tuaja. Tregoni pasionin tuaj për kompaninë ose punën dhe arritjet e kaluara që mund të lidhen me rolin. Kur shkruani ose thoni përgjigjet tuaja, gjithmonë konsideroni se çfarë aftësish punëdhënësit dëshirojnë dhe si mund të tregoni se i keni ato.