Si të përgatiteni për intervistën telefonike?

Shpërndaj artikullin:

Intervista telefonike mund të jetë pjesa më e rëndësishme e kërkimit tuaj të punës. Këtu ju tregojme se si të siguroheni që të kaloni me sukses këtë fazë.

Mendoni se intervista ballë për ballë është hapi i parë për të siguruar punën tuaj të ardhshme? Jo gjithmone. Shumica e punëve fillojnë me një intervistë telefonike; qoftë me një rekrutues, me menaxherin e burimeve njerëzore, ose me menaxherin e punësimit – dhe ndonjëherë, të tre. Pra, para se të zgjedhni veshjen tuaj të intervistës ose të praktikoni shtrëngimin e dorës, duhet të kaloni pengesën e parë: intervistën telefonike.

Në kohën e teksteve, Snapchat dhe hashtags, bisedat telefonike janë bërë art i humbur, por kjo është një aftësi që mund ta zotëroni shpejt nëse dini disa nga bazat dhe planifikoni përpara.

Por, para se të hapni telefonin, sigurohuni që jeni të përgatitur të tregoni veten tuaj profesional tek punëdhënësit potencial. Këtu janë pesë këshilla të ekspertëve që do t’ju ndihmojnë të kaloni me sukses edhe përmes situatave më të vështira të intervistës telefonike.

  1. Përgatituni si për një provim, por përdorni një fletë kopjimi!

Meqë nuk jeni ballë për ballë, gjëja më e mirë për një intervistë telefonike është se ju mund të përdorni shënime, në vend që të mbani cdo gjë në kujtesë. Sigurohuni që të printoni fletët e kopjimit para kohe, si për të ndihmuar në reklamimin e vetes ashtu edhe për të treguar sa ju dini për kompaninë dhe detyrat për vendin e punës.

A keni hartuar një ’sales pitch’ për veten apo akoma? Tani është koha, dhe sapo ta keni, printojeni atë dhe mbajeni të gatshëm ta përdorni pranë telefonit. Një ‘sales pitch’ është një fjalim apo prezantim i një produkti apo shërbimi (në këtë rast prezantim i vetvetes), që tërheq vëmendjen aq shumë sa e tjerët duan ta blejnë (në këtë rast t’ju marrin në punë).

Gjithashtu, filloni sa më shpejt të studjoni kompaninë, rolin dhe intervistuesin (nëse është e mundur). Sa më shumë përgatitje të bëni, aq më mirë do të ndiheni në telefon. Filloni duke hedhur një vështrim në faqen e internetit dhe lexoni postimet e tyre. Nëse e dini cili do të jetë intervistuesi juaj para kohe, kërkojini ato. Kjo ju jep mundësinë të gjeni pak informacion rreth personit, dhe ndoshta edhe disa gjëra të përbashkëta.

Ne fletën tuaj të kopjës duhet të përmbani edhe përgjigje me pika kyçe për pyetje si “më tregoni pse doni këtë punë” etj.

  1. Krijo një vend që ju bën të ndiheni mirë

Në një intervistë ballë për ballë, duhet të përshtatesh me atë që të ofrojnë – zakonisht një zyrë gri, sterile, fluoreshente. Me një intervistë telefonike, ju mund të vendosni skenën që ju bën të rehatshëm sa të jetë e mundur. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta bëni atë nga shtrati. Në fakt, disa njerëz në të vërtetë ndihen më profesionalë nëse vishen në mënyrë zyrtare, edhe nëse jeni duke folur nga shtëpia.

Çfarëdo që të vishni, ose kudo që të zgjidhni të merrni telefonatën, sigurohuni që të gjeni një vend të qetë me linje të mirë (nëse jeni duke përdorur celularin tuaj, sigurohu qe te jete i karikuar!). Nëse keni një rrjet fiks, përdorni më mire atë.

Kufizimi i zhurmës së sfondit do t’ju ndihmojë të qëndroni të fokusuar gjatë intervistës dhe nuk do të jetë e bezdisshme ndaj personit që ju interviston. Nëse jeni me video, sigurohuni që të gjeni një vend me një lidhje shumë të mirë. Gjeni një vend neutral me ndriçim të mirë. Mos u ul para dritares. Kjo krijon një siluetë dhe ju do të keni mundësi të jeni në hije gjatë gjithë kohës.

  1. Flisni me besim dhe qartësi

Ju nuk mund të bëni për vete një intervistues me buzëqeshjen tuaj në telefon, kështu që ju duhet të përcjellni entuziazëm dhe profesionalizëm duke përdorur vetëm zërin tuaj.

Pas vlerësimit të kompetencave bazë, intervistuesit e telefonit janë para së gjithash duke gjykuar nivelin tuaj të interesit në rolin e punes. Asgjë nuk është më e keqe se një bisedë monotone dhe e mërzitshme. Pra, përpiquni të flisni qartë dhe me një nivel entuziazmi sipas mundësisë. Ndryshimi në ton është gjithashtu i rëndësishëm për pikat e theksimit.

Një gjë që mund ta ndihmojë shumë besimin tuaj është nëse qëndroni në këmbe. Edhe pse intervista është në telefon, qendrimi i trupit ndikon ne zërin dhe fjalimin tënd.

  1. Dëgjoni në mënyrë aktive dhe merrni shënime

Dëgjimi i mirë është një nga aftësitë më të nënvlerësuara të intervistimit, por një aftësi shumë e rëndësishme. Dëgjimi aktiv ndihmon në ritmin e bisedës. Merrni shënime ndërsa rekrutuesi ju jep detaje rreth punës, procesit dhe pasqyrës së kompanisë. Ky është informacion i rëndësishëm që të krijoni pyetje të reja për intervista shtesë ose në fund të telefonatës.

  1. Mbyllni thirrjen me hapa të qartë

Një nga pjesët më të këqija rreth aplikimit për një punë është kur ndihesh sikur ke mbetur në errësirë, duke mos ditur se si gjërat shkuan apo çfarë janë hapat e ardhshëm. Kështu që merrni një moment në fund të intervistës telefonike për të pyetur se çfarë të presësh. Dhe për t’u siguruar që të mos harroni, shkruani një shënim që thotë “Pyesni për hapat e ardhshëm”. Kjo ofron një pasqyrim në afatin kohor të procesit të punësimit dhe se si do të planifikojnë të kontaktojnë me ju.

 

Shpërndaj artikullin: