Si të krijoni letër motivimi sipas kërkesave gjermane?

Shpërndaj artikullin:

Ju nuk mund të anashkaloni një letër motivimi nëse jeni duke aplikuar për punë. Nëse është shkruar mire, ajo mund t’ju çojë madje direkt në intervistë. Këtu ju mund t’i tregoni rekrutuesit pse jeni personi i duhur për këtë punë.

Më të rëndësishmet shkurtimisht:

  • Letra e shkruar në mënyrë individuale dhe e saktë është një faktor i rëndësishëm suksesi për aplikimin tuaj
  • Shmangni një përshëndetje dhe shprehje jopersonale në fillim të letrës
  • Ka shumë menyra për të ngjallur interesin – perdorini ato

Imagjinoni sikur 20 njerëz ju tregojnë të njëjtën histori njëri pas tjetrit. Të gjithë në të njëjtën mënyrë. Edhe me një histori të mirë, mërziteni që në historinë e tretë. E njëjta gjë vlen edhe për një person që duhet të lexojë të njëjtën letër motivimi çdo ditë – përveç se zakonisht lexon më shumë se 20 copë!

Morali: Letra juaj e motivimit duhet të jetë unike dhe emocionuese për të bindur specialistin e HR. Letra është zakonisht gjëja e parë që shihet për aplikimin tuaj. Këtu ju duhet të tregoni se ja vlen për të vazhduar leximin.

Letra e motivimit duhet të përmbajë këto pjesë:

  • Kontaktin e personit dhe kompanisë që merr aplikimin
  • Emrin, mbiemrin dhe kontaktin tuaj
  • Datën, titullin e letrës dhe përshendetjen
  • Hyrja e letrës (shiko pikën B më poshtë për këshilla)
  • Pjesa kryesore (shiko pikën B më poshtë për përmbajtjen)
  • Mbyllja e letrës (shiko pikën B më poshtë për këshilla)

 

Kushdo që shmang gabimet e mëposhtme, tashmë ka fituar shumë:

  1. Ata përdorin këto fraza

“Me anë të kësaj letre kërkoj …” është mënyra më e mërzitshme për të filluar një letër aplikimi për punë. Së fundi, është e qartë se po aplikoni dhe se jeni të interesuar për këtë punë. Lini këto fraza dhe rekrutuesi nuk heq dorë pas dy rreshtave të parë.

  1. “Zonja dhe Zotërinj” për t’u përdorur si një përshëndetje

Me një titull të papërcaktuar në letrën e mbulimit, aplikimi shpejt përfundon në kosh. Nëse nuk shqetësohesh as për të identifikuar personin e duhur për të folur, po për etikën e punës pastaj?

  1. Përsërisni CV-në në letrën e motivimit

Askush nuk dëshiron të dëgjojë ose të lexojë të njëjtën histori dy herë. E sidomos në të njëjtin aplikim. Pra, mos anashkaloni asnjë mundësi që të bindni rekrutuesin se përse jeni zgjedhja më e mirë për punën e reklamuar.

  1. Krijo letrën e motivimit me Copy-Paste

Dallohet shpejt nëse ju përdorni të njëjtën letër në çdo aplikim. Pse? Për shkak se ata në mënyrë të pashmangshme mbeten sipërfaqësore dhe nuk i përgjigjen kërkesave të punës dhe kompanisë.

  1. Menaxheri i Burimeve Njerëzore ose Rekrutuesi duhet te shfletoje shume

Edhe nëse gjeni shumë arsye pse jeni personi më i mirë për pozicionin, një letër motivimi duhet të përshtatet në një faqe DIN A4. Përndryshe është një humbje e hapësirës. Kompanitë presin një arsyetim se pse aplikanti është personi i duhur për punën e reklamuar, por kjo duhet të jetë e shkurtër, koncize, e saktë dhe e orientuar drejt kërkesave.

 

Cfarë të përfshini në letrën e aplikimit?

Për të zgjuar më shumë interes dhe për të rritur mundësitë për intervistë, përmbajuni këshillave të mëposhtme.

  1. Përgjigjuni katër pyetjeve bazë

Kush je ti? Çfarë mund të bëni? Pse doni të nderroni pozicion? Çfarë perfiton kompania me ju si punonjës?

  1. Sillni entuziazmin tuaj në letër

Çfarë do t’i thonit mikut tuaj më të mirë per pyetjen se pse vërtet e doni këtë punë? Mendojeni përgjigjen thjeshtë e pastaj shkruajeni të saktë gramatikisht në letër.

  1. Trego çfarë mund te bësh profesionalisht

Çdokush mund të bëjë supozime. Por ju me siguri keni fakte për aftësitë tuaja. Mos shkruani vetëm për kualifikimet tuaja (aftësitë e punes ne grup, fleksibilitetin, etj), por jepni shembuj.

  1. Jini te drejteperdrejte

Specifikoni pikërisht atë që prisni nga kompania dhe çfarë keni për të ofruar.

  1. Fundi me një kerkese

Përveç fjalëve mbyllëse, duhet të bëni kërkese që kompania ose rekrutuesi t’ju kontaktoje. Për shembull: “do te isha i lumtur per një ftesë për një bisedë të mëtejshme”.

  1. Mos shkruaj gjëra të pavërteta

Një ekzagjerim i vogël, tundimet për të bërë veten më mirë se jeni në letrën e motivimit duhet te shmangen kategorikisht. Një specialisti i HR e njeh këtë në shikim të parë – dhe aplikimi nuk konsiderohet me tej.

  1. Pa gabime

Ashtu si në të gjitha pjesët e tjera të aplikimit, gabimet gramatikore janë ’vdekjeprurëse’. Kontrolloni me ’grammar spell’ ose kërkojini një të afërmi tua lexojë letrën.

Shpërndaj artikullin: