Pra keni vendosur të shkoni në Gjermani! Pasi të keni bërë disa muaj nëpërmjet makthit burokratik, jeni gati të eksploroni Gjermaninë.
Sigurisht që ju keni dëgjuar se ajo është toka Evropiane e mundësive me qytete të bukura dhe është kaq e pastër dhe e rregullt. Por si është në të vërtetë jeta në Gjermani? Këtu tregojmë disa karakteristika dhe fakte të jetës në Gjermani.
Monedha: Euro është monedha zyrtare e Gjermanisë. Ju mund ta dini këtë, por nëse vini nga një vend ku monedha është ndryshe, ju nuk do të mund të blini ndonjë gjë. Opsioni tjetër është që ju të përdorni kartën tuaj të debitit ose të kreditit, e cila mund të shoqërohet me shpenzime.
Gjuha: Gjermania flet sigurisht gjermanisht. Ata flasin disa gjuhë të huaja, por mund të perballeni me mospëlqime në qoftë se ju nuk dini as se si të thoni përshendetje, ju lutem, dhe ju falenderoj në gjermanisht. Mësimi i pjesës tjetër është i vështirë pasi rregullat e gramatikes janë sfiduese, por çdo qytet ka një ose disa shkolla gjuhe që ofrojnë kurse për të huaj. Nese vini për punë, mundësia më e madhe është që t’ju kërkohet direkt minimumi niveli A2 për punët e thjeshta, dhe niveli B1 ose B2 për punët më të paguara.
Është qetësi: Jeta është shumë e zënë në Gjermani si në çdo vend tjetër. Por në përgjithësi, ka paqe dhe heshtje kudo që të shkosh – me përjashtim të klubeve të natës sigurisht. Për më tepër, do të shihni se gjermanët e duan paqen e tyre dhe se korrupsioni është i ulët.
Gjermanët i duan rregullat e tyre: Është mendimi stereotipik, por gjermanët janë në të vërtetë popull që u pëlqejnë shumë rregullat. Ata kanë ligje të shkruara dhe të pashkruara të cilave u përmbahen në mënyrë strikte. Dhe nëse bën diçka të gabuar, mos prisni që të kalojë pa u vënë re. Nëse kalon në një dritë të kuqe të këmbësorëve, në mënyrë të pashmangshme do të marrësh shikime, ose dikush do t’ju ndalojë dhe t’ju qortojë. Pra, lexoni dhe merrni informata për atë që ju mund dhe nuk mund të bëni në vendndodhjen tuaj të re.
Të drejta më të mira të punëtorëve: Punonjësit vlerësohen shumë në Gjermani. Punonjësit kanë shumë organizata që mbrojnë të drejtat e tyre dhe nëse ankoheni, dikush do ju degjojë. Si punonjës, ju nuk do të shfrytëzoheni dhe nuk do të jeni në mëshirën e një shefi negativ.
Shërbimi i keq i klientit: Nëse jetoni në një vend ku mbizotëron thënia “klienti është mbreti”, atëherë do të habiteni plotësisht në Gjermani. Gjermanët ofrojnë shërbimit mesatar të klientit, ose të paktën jo në nivelin që shumica e amerikanëve ose kanadezëve janë mësuar.
Mobilim apartamentesh: Përveç se per të gjetur akomodim është mjaft e vështirë dhe e shtrenjtë, shumica e apartamenteve në treg janë bosh. Shumica e apartamenteve më të lira gjermane nuk kanë as pajisje të lehta, e lëre më gjëra të tjera. Kur të hyni në shtëpinë tuaj të re, mund të gjeni mobilim të arsyeshem në gazeta lokale, në një dyqan mobiljesh të përdorura, në grupe facebook-u të qytetit dhe në ebay-kleinanzeigen.
Transporti i mirë publik: Treni dhe autobusi janë në kohë dhe të pastër. Transporti publik përdoret gjerësisht në Gjermani dhe është një përvojë tepër e mirë. Rendi dhe përpikmëria vlerësohen jashtëzakonisht këtu, kështu që ju do të përdorni goxha transportin publik.
Qytetet e ndërtuara për biçikleta: Rrugët në Gjermani janë ndërtuar për të gjitha llojet e transportit, madje dhe për biçikleta. Kur lëvizni në një qytet të ri, mënyra më e mirë për të udhëtuar është me biçikletë. Pothuajse të gjitha rrugët kanë një korsi të projektuar posaçërisht për këtë dhe ju do të shihni çiklistë kudo. Gjithashtu, është mënyra më e mirë për të kursyer! Por kini parasysh rregullat e qarkullimit, mos kaloni me semafor të kuq, dhe jepini gjithmonë prioritet mjeteve të transportit publik dhe këmbësorëve!
Riciklimi: Rendi në Gjermani shkon aq larg sa të përfshijë edhe plehrat e tua. Gjermania është një vend perfekt për mjedisin, prandaj duhet të mblidhni aftësitë tuaja të riciklimit dhe të mësoni se çfarë materialesh shkojnë ne secilin kosh kur të zhvendoseni atje.
Një sistem i mirë arsimor: Arsimi është i rregulluar mirë në Gjermani. Është në cilësi te lartë, dhe më e rëndësishmja, është falas. Juve nuk ju duhet të paguani per ndonjë shkollim për universitet, ose ndoshta vetëm disa qindra euro për semestër.
Çdo gjë mbyllet të dielën: Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por nuk është një mit. Të gjitha dyqanet mbyllen të shtunën mbrëma dhe nuk hapen deri të hënën në mëngjes. E diela është një kohë pushimi në Gjermani, prandaj parashikoni mirë. Kështu që bëni pazarin gjatë javës ose të shtunën. Të dielen janë hapur vetëm bare dhe restorante.
Shumë mundësi udhëtimi: Gjermania është në mes të Evropës. Udhëtimi në Evropë është shumë më i lirë se në vende të tjera. Ju mund të jeni në një shtet tjetër vetem për disa orë. Por ju keni mundësi të mëdha për të udhëtuar edhe brenda vendit, pasi është mjaft i madh, dhe ka mëse mjaftueshëm gjëra tërheqëse dhe turistike në çdo qytet. Gjermania ka 9 vende kufitare, është në kufi me Francën, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Danimarkën, Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën. Ky është numri më i madh i kufijve të çdo vendi në Bashkimin Evropian.
Ushqim i mirë: Njerëzit shkojnë në Gjermani me pritshmërinë për ngrënë shumë sallam dhe asgjë tjetër. Gjermania ka një përzgjedhje të gjerë të ushqimeve, nga mishi deri tek ëmbëlsirat. Ju merrni një gamë të madhe të bukës dhe produkteve të tjera të pjekura. Por do të mund të shijoni edhe shumë ushqime të tjera tipike të vendit.
Dhe sigurisht birrë e paparë, dhe verë lokale: Qershia mbi tortë është natyrisht birra. Gjithkush e njeh atë dhe të gjithë e presin atë. Nuk mund të shkoni ne Gjermani pa provuar llojet e ndryshme të birrës! Askush nuk bën për birrën si gjermanët, dhe nëse jetoni këtu, së shpejti do të mësoni se ka shumë më shumë festivale të birrës sesa Oktoberfesti i mbushur me njerëz. Por jo vetëm kaq. Gjermani ka rajone të tëra të specializuara për verë, edhe pse nuk njihen mirë nga të huajt. Për të gjithë ato që preferojnë verën, këtu do të gjeni prodhime shumë cilësore dhe madje vende turistike vetëm për eksperiencën e verës.
Tregje Krishtlindjesh përrallore: Në shumicën e vendeve, është një kohë mjaft e dëshpëruar e vitit kur ditët e ftohta fillojnë. Dhe dimrat me siguri mund të duken mjaft të çmendura në Gjermani. Por për fat të mirë, qytetet shndërrohen në fund të nëntorit, atëherë kur tregjet e Krishtlindjeve ndezin qendrën e qyteteve lart e poshtë.
Pas disa gotave Glühwein, ju do të keni harruar për faktin se jashtë është -5 grade Celcius!
Shumë dite pushimi: Në Gjermani, festat publike nuk llogariten drejt pushimit tuaj vjetor ligjor. Dhe disa rajone janë jashtëzakonisht zemërgjëra me këto ditë pushimi. Shteti i Bavarisë ka për shembull 13 pushime çdo vit. Pra, përveç 30 ditëve pushim që shumë kompani ofrojnë si standard, juve ju presin dy javë të tjera të lira nga pushimet publike për të shkuar dhe për të eksploruar Gjermaninë dhe vendet përreth. Në ditët ligjore të pushimit nuk llogariten fundjavat, pra vetëm ditët e punës, kështu që në të vërtetë ju keni gati 2 muaj pushime në vit!
Njerëzit: Shumë veta kanë përshtypjen se gjermanët janë të ftohtë dhe jo miqësorë. Por nga shumë eksperienca, kjo nuk është e vërtetë. Ato janë në fakt më të turpshëm se amerikanët e italianët, prandaj në pamje të parë duken të distancuar. Në realitet, në përgjithësi ata ndihmojnë shumë, janë të sjellshëm dhe kanë respekt ndaj të tjerëve.
Kultura dhe aktivitetet: Të jetosh në Gjermani nuk do të thotë te mos argëtohesh. Përkundrazi, gjermanët janë popull që e duan qejfin. Në varësi të rajonit, aventura juaj e emigrimit ju njeh me një numër festivalesh dhe festash, një shembull është Oktoberfesti me famë botërore, që duhet ta vizitoni patjetër kur jetoni në Gjermani. Por çdo qytet e qytezë ka ’Oktoberfest-in’ e vet gjatë kësaj kohe, kështu që nëse e humbni origjinalin, mos u mërzisni – Gjermania nuk ka mungesë birre dhe muzike!
Gjermania është gjithashtu vendlindja e kompozitorëve të famshëm si Bach, Beethoven dhe Wagner, si dhe gjenitë letrarë si Brecht, Goethe dhe familja Mann. Për më tepër, qytetet e mëdha janë të pasura me muzeume tepër interesante!
Shoqëri e diversifikuar: Gjermania ka rreth 82 milionë banorë. Shumë nga popullsia janë të huaj dhe vijnë nga Turqia, Greqia, Italia dhe vendet e Evropës Lindore, duke e bërë Gjermaninë vendin me numrin e dytë më të madh të emigrantëve ndërkombëtarë në botë.
Siguria: Gjermania është një vend i sigurt. Policia në Gjermani është e besueshme. Ju mund të lëvizni lirshëm në qytete dhe në fshatra, pa u shqetësuar për sigurinë tuaj. Edhe pse shkalla e krimit është shumë e ulët në krahasim me vendet e tjera, është gjithmonë më mirë të jeni vigjilentë kur udhëtoni vetëm gjatë natës dhe t’u shmangeni vendeve të vetmuara ose zonave pyjore. Në çdo rast, thirrja emergjente eshte 110.