Shumë do të pajtohen me zellin e gjermanëve, me etikën e fuqishme të punës dhe me aftësinë për të ndarë jetën e punës nga jeta shoqërore. Ky është një inkurajim i mirë për ata që janë përballur me sfidat e mbajtjes së një balance të shëndetshme midis jetës private dhe punës.
Gjermanët kanë një etikë pune jashtëzakonisht të fortë.
Puna nënkupton vetëm punë. Nuk ka gjasa që të gjesh gjermanët në vendin e punës duke bërë shokë ose duke gjetur miq në Facebook – vetëm nese këto aktivitete janë të lidhura me punën e tyre. Aktivitetet që nuk kanë të bëjnë me punën shihen me sy të keq në vendin e punës; ky është niveli i profesionalizmit. Kjo nuk do të thotë qe ata nuk argëtohen, megjithatë kjo ndodh jashtë orarit të punës.
Puna e përpiktë është shumë e rëndësishme
Megjithëse disa njerëz punojnë me orar fleksibël, pjesa tjeter pritet të paraqiten në kohë. Në Gjermani, kjo në përgjithësi do të thotë të jesh në vendin e punës pesë minuta përpara kohës që duhet të fillosh. Dhjetë minuta më herët është shumë herët, sidomos nëse nuk keni akses te çelësat e zyrës.
Gjermanët janë të prirur drejt rregullave
Gjermanët punojnë mirë brenda kufizimeve të rregullave, sistemeve dhe procedurave. Kjo ndihmon në qëndrueshmërine dhe në minimizimin e pasigurive.
Ata përshëndesin njëri-tjetrin në ashensor
Njerëzit që punojnë në një zyrë shumëkatëshe do të njihen me këtë zakon: gjermanët përshëndesin njëri-tjetrin kur hyjnë në një ashensor dhe ata gjithashtu thonë lamtumirë, ose më mirë “Tschüss”, kur dalin. Kjo mund të përsëritet disa herë për ata që shkojnë në katet e larta, por është më mirë se një heshtje e plotë.
Gjermanët janë shumë të fokusuar në detyrë
Detyra është mbreti në Gjermani, dhe gjithçka tjetër është në vartësi të kësaj. Nga ana e kundërt, në vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, theksi është më shumë në ndërtimin e marrëdhënieve.
Hierarkitë në përgjithësi janë mjaft të rrepta
Hierarkitë shprehen çdo ditë përmes gjuhës, pasi gjermanishtja ka dy forma për të thënë “ju” – “du” (informal) dhe “Sie” (formal). Është e sigurt të filloni me “Sie” me të gjithë, derisa t’ju thuhet ndryshe.
Të bësh çdo gjë me shkrim është një domosdoshmëri
Çdo gjerman përdor një mesatare prej 250 kg letër çdo vit, duke e bërë vendin një nga konsumatorët më të mëdhenj të letrës në botë. Megjithëse kjo mund të zvogëlohet, mbajtja e një rekordi të shkruar për gjithçka është ende një zakon shumë i rëndësishëm në zyrat gjermane. Ajo që thotë letra do të sundojë gjithmonë mbi çfarëdo vendimi tjetër që është marrë pa lënë një gjurmë të shkruar.
Jeta e punës dhe jeta private janë shumë të ndara
Në vende si Britania e Madhe dhe SHBA, pritjshmëria është që te shkosh për kafe me disa kolegë pas punës, ndërsa në Gjermani kjo nuk është shumë e shpeshte. Gjermanët shoqerohen me miqtë e vet jashtë punës, për shembull me miqtë nga klubet sportive ose nga miqtë e shkollës.
Gjermanët janë mjeshtra të komunikimit të drejtpërdrejtë
Gjermanët preferojnë komunikimin e drejtëpërdrejtë, të ndershëm dhe të qëllimshëm. Nuk kanë nevojë për fjale të këndshme. Ndërsa një i huaj mund të thojë. “A do të ishit të sjellshëm për të sjellë raportin në zyrën time deri në orën 17:00?” Një gjerman thjesht do të thoshte: “Do të pres raportin deri në orën 17:00”.
Sjellja me makinën e kafesë është kritike
Në ditën tuaj të parë në zyrë, ju do të njiheni me kolegët tuaj, hapësirën e punës dhe – më e rëndësishmja – makinën e kafes. Nëse planifikoni të pini kafe rregullisht, njihuni më së pari me kulturën e kafesë në zyrën tuaj. Disa rregulla mund të jenë të pashprehura, por duhet të zbuloni se si paguhet, nëse duhet të ndihmoni në pastrimin e makinës etj.
Pushimet e drekës janë të shkurtra
Për mesdhetarët që janë mësuar me një pauzë dy-orëshe në drekë, pushimi i drekës prej 30 minutash është patjetër shumë i shkurtër. Megjithatë, dreka konsiderohet një vakt i madh në Gjermani. Gjermanët gjithashtu përshëndesin njëri-tjetrin në mesditë me shprehjen “Mahlzeit!”, që thjesht do të thotë “vakt”. Kjo mund të duket e çuditshme për të huajt, por përshëndetja fillimisht përfshinte një bekim; shprehja thjesht u shkurtua me kalimin e kohës.
Keku është një domosdoshmëri
Ka shumë gjëra për të festuar në një zyrë gjermane. Punonjesit e rinj pritet të sjellin një tortë kur fillojnë një punë të re. Është një mënyrë e mirë për t’u takuar me kolegët tuaj të rinj. Gjermanët gjithashtu organizojnë një “festim” të vogël kur ata largohen nga një punë ose marrin një pushim më të gjatë. Njerëzit sjellin një tortë edhe për ditëlindjen e tyre. Ëmbëlsira është gjithmonë një gjë e mirë!