Procesi i Aplikimit
Këto janë fazat që çdo aplikant duhet të kalojë për të arritur me sukses punësimin në Gjermani. Për një aplikim sa më të plotë, rekomandojmë që dokumentet të jenë në gjermanisht. Gjithsesi, çdo punëdhënës ka kërkesa të veçanta, duke përfshirë edhe nivelin e gjuhës gjermane. Pyetjeve apo paqartësive rreth procesit ne i përgjigjemi me kënaqësi.
- Aplikoni në profesionin tuaj duke plotësuar formularin përkatës në seksionin VENDE TË LIRA të uebsajtit tonë. Vendosni CV-në dhe dokumentet tjerë shtesë që t’i rrisni vetes shanset e përzgjedhjes. Nëse nuk plotësoni formularin, ne nuk mund marrim parasysh aplikimin tuaj.
- Ne analizojmë me detaje aplikimin tuaj për të parë se sa ju perputheni me kërkesat e punëdhënësve. Nëse ne shohim potencial, ju kontaktojmë për të diskutuar më tej për vendet e punës, eksperiencën tuaj, preferencat tuaja dhe mundësitë e bashkëpunimit. Nëse nuk plotësoni kushtet e punëdhënësve për profesionin përkatës, do të njoftoheni me email.
- Ne ju ftojmë për një intervistë online (video) për t’u njohur më shumë me ju dhe për të sqaruar çdo pyetje tuajën.
- Ne dërgojmë aplikimin tuaj në kompanitë gjermane, në të cilat ju përmbushni kushtet e punës. Nëse firma gjermane paraqet interes për profilin tuaj, ju ftoheni për intervistë. Intervista me firmën gjermane mund të bëhet në Gjermani ose online, sipas kërkesës së punëdhënësit.
- Nëse firma gjermane ju ofron vendin e punës, ajo dërgon kontratën e firmosur. Në këtë moment bëhet edhe kalimi i tarifës së shërbimit tonë. Kjo tarifë është 800 Euro dhe paguhet, pasi ne të kemi marrë kontratën nga firma gjermane. Pasi të vini për të filluar punën në Gjermani, ju paguani edhe nga 150 Euro në muaj gjatë vitit të parë (12 muaj). Pagesa është ndarë në këtë mënyrë për t’jua lehtësuar fillimin tuaj në Gjermani. Ju lutem të keni parasysh që tarifat janë të mbrojtura me kontrata që ju dhe firma gjermane nënshkruani me MADAS GmbH. Mosrespektimi i kontratave rezulton me penalitete dhe gjoba, përveç tarifave që ju na detyroheni. Këto janë lehtësisht të zbatueshme si në Shqipëri, ashtu edhe në Gjermani.
- Ju lini takim sa më parë te Ambasada Gjermane dhe aplikoni për vizë pune me kontratën e firmosur, në mënyrë që të keni sa më pak vonesa për vizën. Në të njëtën kohë, ne fillojmë të kërkojmë për banesë në Gjermani duke marrë parasysh kërkesat tuaja por edhe ofertën e tregut.
Rreth MADAS
MADAS GmbH është një firmë konsulente e themeluar në Gjermani në vitin 2017. Fusha jonë është ofrimi i mundësive të punësimit profesionistëve e zanatçinjve shqiptarë në Gjermani! Ne lidhim shqiptarët kudo që ndodhen me firmat gjermane në fushën e mjekësise, ndërtimit dhe logjistikës, por edhe të tjera!
Nëse zotëroni një profesion, zanat apo keni dëshirën për tu zhvendosur në Gjermani, ne jemi partneri juaj në çdo hap. Ne e bëjmë rrugëtimin tuaj më të lehtë dhe ju këshillojmë për çdo gjë, që nga momenti që na kontaktoni për punë, në nënshkrimin e kontratës, në nxjerrjen e lejeqendrimit dhe në gjetjen e shtëpise në Gjermani.